Rregullat e Chatit
Mire se erdhet ne wWw.Loqkat-Chat.Tk

Ju Lutem qe ti mbani rregullat e Chatit
Jo Ofendime
Jo Reklama
Jo Banalitet
Jo Gjuh te Huaja
Ju Urojme Chatim te Kendshem
Stafi wWw.Loqkat-Chat.Tk

wWw.Loqkat-Chat.Tk


Norvegjia vazhdon mbështetjen për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin norvegjez, Sverre Johan Kvale, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në Kosovë. Read the rest of this entry »

Stefanovic: Askush s’po kërkon ta njohim Kosovën

Shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialogun me Kosovën, Borislav Stefanovic, ka paralajmëruar se rezultatet e para të bisedimeve midis dy palëve mund të priten në fillim të muajit të ardhshëm në takimin e rregullt të delegacioneve në Bruksel. Read the rest of this entry »

Schwarzenberg viziton Kosovën

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten dhe të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg. Read the rest of this entry »

Kuvendi shqyrton disa Projektligje

Kuvendi i Kosovës në seancën plenare të së enjtes do të ketë në shqyrtim të parë Projektligjin për nisma legjislative, në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/18 për tregtinë e brendshme, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-123 për shoqëritë tregtare. Read the rest of this entry »

Ferizaj: Mashtruesve në zgjedhje 44 muaj burgim me kusht

Gjashtë anëtarë dhe kryetarja e Komisionit zgjedhor, në qendrën e votimit në Koshare të Ferizajt, janë dënuar nga Gjykata Komunale e Ferizajt me 44 muaj burg me kusht.Gjykata këtë vendim e ka marrë pas shqyrtimit gjyqësor dhe verifikimit të provave, se ka pasur ndryshim të rezultatit të votimit në formularin e të dhënave, në vendvotimin numër 2514D/01R, raporton Koha Ditore. Kryetarja është dënuar me tetë muaj, kurse gjashtë anëtarët me nga 6 muaj burgim.

Prokurori komunal, Burim Qerkini, kishte ngritur aktakuzën për manipulim të votave ndaj këtyre të pandehurve dhe në gjykatë kishte sjellë si provë edhe formularët e të dhënave, të cilët dëftonin për më se 272 vota të ndryshuara nga njëri subjekt politik te tjetri si dhe nga njëri kandidat për deputet te tjetri, në zgjedhjet e fundit parlamentare, në nëntor të vitit 2010.

Kurse të akuzuarit F. I., N. Q., B.H., K.V., M.A., L.J., dhe B.S., të cilët të gjithë vinin nga kjo zonë zgjedhore, nga fshatrat Koshare, Tërn dhe Slivovë, në mbrojtjen e tyre e kundërshtuan në tërësi aktakuzën duke u deklaruar si të pafajshëm.

Ata sqaronin se ndryshimet në rezultatin përfundimtar nuk ishin bërë nga ta, porse ato kishin ndodhur ose në Qendrën e votimit në Fushë-Kosovë, ose në rastin më të zbutur janë gabime njerëzore, pas punës së gjatë. Ata ndiheshin të fyer nga kjo akuzë dhe thoshin se në vend që të shpërblehen po dënohen. Kurse për KD-në thoshin se ky gjykim po mbahet për të mbuluar në sy të opinionit manipulimin e votave që ka ndodhur në Qendrën e Numërimit në Fushë-Kosovë”.

Gjykatësi Sahit Krasniqi e ka shqiptuar dënimin duke u bazuar në nenin 180 të LPK-së dhe e ka kualifikuar veprën si mashtrim. Të dënuarit nuk do ta vuajnë këtë dënim nëse brenda afatit prej një viti nuk e përsërisin ndonjë vepër tjetër penale, pasi ky vendim të bëhet i plotfuqishëm.

Ky është rasti i dytë i shqiptimit të dënimit nga gjykata komunale për rastin e manipulimit të votave, kurse lëndë të tjera do të shqyrtohen këto ditë nën akuzën për manipulim të votave.

Vihet gurthemeli i Pallatit të Drejtësisë

Të enjten në Hajvali u përurua vënia e gurthemelit të Pallatit të Drejtësisë, ndërsa me këtë rast u tha se besimi i qytetarëve në institucionet e vendit varet shumë nga sistemi i drejtësisë, nga puna e prokurorëve, gjyqtarëve, profesionalizimi etj.Të pranishëm në këtë ceremoni ishin presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, përfaqësues nga Komisioni Evropian etj.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cilësoi këtë si një vepër mjaft të rëndësishme për sundimin e ligjit në vend.

“Besimi i qytetarëve në institucionet e vendit varet shumë nga sistemi i drejtësisë, nga puna e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga profesionalizimi, përkushtimi, ndershmëria, nga puna e pakompromis e tyre, që janë në shërbim vetëm të drejtësisë dhe që zbatojnë vetëm ligjin, në secilin rast dhe ndaj secilit”, tha Jahjaga.Sipas saj, reformat e sistemit të drejtësisë në Kosovë janë në funksion të përafrimit me normat dhe standardet e vendeve të Bashkimit Evropian, duke qenë një nga punët më të ndjeshme në periudhën e tranzicionit dhe të shtetndërtimit.

“Pallati i Drejtësisë edhe në Republikën e Kosovës do të jetë në funksion të qytetarëve dhe për qytetarët, në sintagmën që askush nuk është mbi ligjin dhe që institucionet funksionimin dhe besimin e mbështesin në zbatimin e plotë të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë”, u shpreh presidentja.

Kryeministri Thaçi tha se ky është projekti më i madh i qeverisë së tij në fushën e gjyqësorit, ndërsa paralajmëroi se së shpejti do të fillojë edhe projekti për ndërtimin e Pallatit presidencial.

Pallati i Drejtësisë është investim i përbashkët i Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës. Kostoja e ndërtimit është rreth 30 milionë euro, ndërsa punimet janë paraparë te përfundojnë brenda dy vitesh.

10 qytetet me te rrezikshme ne bote

Faqja elektronike ‘Urban Titan’ ka realizuar klasifikimin e 10 qyteteve më të rrezikshme në botë. Read the rest of this entry »

Largohen 6 milione perdorues nga Facebook

Pas rritjes se jashtezakonshme, Facebook nje prej rrjeteve sociale me te njohur tashme ka filluar te pesoje goditje. Read the rest of this entry »

Schwarzenegger ka nje femije sekret

Vetëm disa ditë më parë, Arnold Schwarzenegger dhe bashkëshortja e tij, Maria Shriver, njoftuan me anë të një komunikate vendimin për t’u ndarë pas 25 vitesh martesë. Read the rest of this entry »